Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

FOTO/ Në dhjetor u shndërrua në moçal, ndryshon tërësisht fusha e stadiumit "Air Albania""

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Në dhjetor u shndërrua në moçal, ndryshon

Shqipëria do të luajë ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës "Katar 2022" në fund të muajit mars. E para do të jetë sfida ndaj Andorës në transfertë në 25 mars dhe 3 ditë më pas presin Anglinë në kryeqytet. Për "Tre Luanët" është vendosur që ndeshja të luhet në "Air Albania Stadium". Që prej muajit dhjetor ky impiant është kyçur duke punuar intensivisht për fushën e tij që linte për të dëshiruar.

Punë kolosale nga drejtuesit e stadiumit, të cilët kanë pasur edhe ndihmën e disa anglezëve për të sjellë në formë optimale tapetin që ishte në gjendje të mjeruar. Newsport.al ka siguruar një foto nga gjendja aktuale e fushës së stadiumit modern. Shihet qartë ndryshimi drastik, teksa në fillim të dhjetorit ishte shndërruar në moçal, ndërsa tani është gati për të pritur supersfidën me Anglinë.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga