Real Madrid po mendon që tani për sezonin e ardhshëm. Në pritje të rifillimit të këtij edicioni pas ndalesës së covid-19, drejtuesit janë fokusuar edhe për kampionatin e ri.
Ditën e sotme janë zbuluar fanelat që madrilenët do të përdorin për sezonin 2020-2021. Lajmin e bën të ditur “Footy Headlines” që në faqen zyrtare ka publikuar uniformën zyrtare.
Ndryshe nga ky sezon, fanelat e reja do të kenë shirtin rozë me të zezë e gjithashtu sponsori përpara do të jetë shkruajtur me të zëza. Këto pritet të jenë ndryshimet që klubi madrilen mund të bëjë për sezonin e ri në fanela edhe pse nuk është ende zyrtare.


Galeria fotografike ()
Poll