Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Ndeshja Flamurtari - Partizani, ja sa kushton një biletë për ndeshjen në Vlorë

Shkruar nga NEWSPORT

Të dielën, në orën 16:30, Flamurtari pret në shtëpi Partizanin, ndeshje e vlefshme për javën e 12 të Superiores. Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", kuqezinjtë kanë bërë publike edhe çmimet e biletave në lidhje me këtë takim.

Në tribunën qendrore, për të parë këtë sfidë, një biletë kushton 700 lekë të reja. Më tej, në tribunën A dhe B, 200 lekë të reja, 200 lekë është në tribunën C, kurse në tribunën D, aty ku do të jenë të vendosur tifozët miq, një biletë kushton 300 lekë të reja.

Ndërsa, në të gjitha tribunat, biletat për tifozet femra do të jetë falas, nëj traditë kjo në ndeshjet që Flamurtari luan në shtëpi.

Për momentin, përsa i përket renditjes në tabelën e klasifikimit, Partizani kryeson me 21 pikë, kurse Flamurtari është në vendin e fundit me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga