Kastrioti arriti të merrte një pikë me shumë vlera ndaj Vllaznisë në "Loro Boriçi". Krutanët ndalën kryesuesit e kampionatit në një barazim 0-0 duke rihapur kështu edhe kampionatin. Pas ndeshjes lojtarët e Kastriotit kanë festuar për këtë pikë të marrë dhe një gjë e tillë është bërë publike nga faqja e klubit në rrjetet sociale.
Në foton e postuar shihet festa e lojtarëve në dhomat e zhveshjes dhe fotoja është shpërndarë më pas nga Kastrioti në faqen zyrtare. Një fest legjitime për krutanët që "frenuan" Vllazninë kryesuese e tashmë do të duhet të fokusohen te sfida e radhës ndaj Bylisit.

Poll