Amir Rrahmani është lojtari i përfaqësueses së Kosovës që po shkëlqen me Veronën në Serinë A. Titullar i padiskutuar dhe një nga mbrojtësit e ekipit ku bën pjesë dhe shqiptari tjetër Kumbulla, 25 vjeçari është vendosur në planet e ekipit të Napolit. Sipas mediave italiane, interesimi i shtuar i klubit nga jugu i Italisë mund të sjellë një lëvizje qysh në merkaton e janarit.
Rrahmani ka zhvilluar 16 paraqitje këtë sezon, me ish mbrojtësin e Partizanit që u përfol edhe si dëshirë e Kontes te Inter. Me gjithë interesimin e shtuar, duket se Rrahmani ka gjetur disa ditë kohë për t'ia kushtuar vetes duke udhëtuar drejt Dubait. Janari i ftohtë në Europë mund të mos rezultojë i tillë për kosovarin, që pritet ta shohë veten sërish në Serinë A, por tanimë në një klub elitar.
