Mesfushori i Kombëtares sonë Jahmir Hyka nuk u grumbullua me kuqezinjtë për dy ndeshjet me Jordaninë dhe Izraelin. Shkak ka qenë një dëmtim që ka pësuar në mollëzën e djathtë të fytyrës me skuadrën etij San Jose Earthquakes.
30-vjeçari i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal dhe tani nis fazën e rehabilitimit të plotë.
Lajmin për operacionin e suksesshëm është dhënë nga vetë futbollisti me anë të një postimi në “Instagram”, ku falenderon Zotin.
“Falë Zotit, gjithçka shkoi shumë mirë!”
Hyka do të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj dhe skuadra e tij San Jose do ta ndiejë mungesën e tij, pasi është njëri prej lojtarëve kryesorë.
Postimi i Jahmir Hykës