Kukësi-Partizani ishte një nga ndeshjet ditës së sotme në Kategorinë Superiore e vlefshme për javën e 20-të e cila u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të të kuqve. Në minutat e fundit ndodhi edhe një rast I rrallë për futbollin shqiptar pasi Murataj shënoi golin e dytë për Partizanin në momentin që një nga lojtarët e Kukësit ishte shtrirë në fushë.
Të kuqtë vendosën të hapnin portën dhe t’I linin një gol Kukësit. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se “Fair Play” është gjëja më e mirë.
“Kukësi-Partizani 1-2. Fair Play është gjëja më e mirë”.