Shqipëri fiton ndaj Islandës me rezultatin 4-2, duke bërë autokritikë për lojën e zhvilluar me Francën. Një ndeshje fantastike e kuqezinjve, të cilët emocionuan çdokënd me ndeshjen e sotme. Pas thirrjes së presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për mbështetjen e kombëtares, stadiumi ishte i mbushur plot si dhe nuk mungonin figurat më të larta të vendit.
Presidenti Meta, u ndodh pranë kombëtares ditën e sotme edhe pse siç lajmëroi kishte planifikuar një axhendë tjetër. Gjatë momentit të kalimit në avantazh, presidenti Meta dhe Duka janë kapur duke festuar në tribunën VIP. Një festim siç nuk e kemi parë më parë nga presidenti Meta dhe Duka, ku ky i fundit i ka kthyer shpinën Metës gjatë festimit të golit.
