Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Mjetet e rënda mësyjnë fushën, klubi i Kategorisë së Dytë me stadium të ri

Shkruar nga NEWSPORT

Bashkia Maliq ka nisur nga puna për përmirësimin e infrastrukturës në stadiumin e qytetit. Prej muajsh plani është bërë gati, ndërsa mëngjesin e sotëm mjetet e rënda kanë nisur nga puna për rikonstruksionin e stadiumit.

Të ndodhur në grupin B të Kategorisë së Dytë, maliqarët kanë ndërtuar një skuadër simpatike, teksa kërkohet me çdo kusht ngjitja në të Parën. Veç skuadrës, nevoja urgjente për përmirësimin e stadiumit ka bërë që Bashkia si pronare e klubit të marrë masat e duhura duke nisur nga puna.

Maliqi fitoi me përmbysje 1-3 me Gramozin në Ersekë, duke ndezur shpresat për më sipër. Edhe sezonin që shkoi skuadra ishte pretendente, Maliqi u mposht vetëm në play-off duke mos u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga