Egnatia vijon me punimet intensive në stadiumin e ri. Presidenti i klubit, Agim Demrozi po i qëndron "mbi kokë" punimeve për tribunat dhe fushën e re. Dy nga tribunat kryesore janë ngritur tanimë, ndërsa vijon puna për pajisjen e tyre me stola.
Gjithashtu po punohet me dhomat e zhveshjes për të qenë gati në shtator. Sezoni i ri nis në mesin e shtatorit, teksa pritet që Egnatia e Superligës t'I zhvillojë ndeshjet në Rrogozhinë. Në pamjet e fundit, duket se fusha është në rrugë të mbarë, me barin që ka mbirë pas punimeve në të.

Poll