FSHF-ja prezantoi sot fanellat e reja të Kombëtares me sponsorin teknik "Macron".
Ceremonia e prezantimit u drejtua nga Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në FSHF, Gerti Çarçani dhe u zhvillua në ambientet e hotel "Plazza".
Vëmendja për t'u njohur me "Triumfin" kuqezi ishte e lartë edhe nga ana e mediave shqiptare, por jo vetëm.
Në Itali gjithashtu i kanë dhënë rëndësi kësaj ceremonie, ndërsa "Sport Mediaset" shkruante se fanellat e reja të kombëtares së Shqipërisë do të inagurohen më 24 mars në sfidën kundër "axurrëve" në Palermo.
Poll