Maliqi është një nga ekipet pretendente për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Skuadra po bën një sezon tejet pozitiv, teksa kryeson kampionatin. Ekipi ka zhvilluar sot seancën e rradhës stërvitore, në prag të takimit të së enjtes në kampionat, ndaj Albpetrol. Pas takimit të fundjavës, nuk ka kohë për pushim, pasi grupi ka qënë sot në parkun "Rinia" në Korçë, teksa prezent në stërvitje, kanë qënë të gjithë lojtarët.Ky është një lajm i mirë për trajnerin Malësija, me teknikun që do ketë të gjithë futbollistët në dispozicion.
Maliqi renditet në vendin e parë me 54 pikë, një më shumë sesa Butrinti. Vlen të theksojmë se deri në fundin e kampionatit të Kategorisë së Dytë kanë mbetur edhe 4 javë.
POSTIMI:
Nisin menjëherë përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Albpetrolit që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 15:00 në aneksin e stadiumit "Skënderbeu".Skuadra zhvilloi sot një seancë stërvitore shtrydhëse në ambientet e parkut "Rinia" në Korçë, ku në dispozicion të trajnerit Malësija ishte grupi i plotë i lojtarëve.PARA MALIQI
