Xhevahir Sukaj është një nga ish-lojtarët e njohur të kampionatit shqiptar. Sulmuesi shkodran shkëlqeu me Vllazninë, arriti të linte gjurmë me Sepahanin dhe më pas u kthye sërish në vendin tonë duke firmosur me Partizanin. Me të kuqtë, Sukaj kaloi vite të bukura.
Fitoi menjëherë zemrën e tifozëve kryeqytetas si dhe u shndërrua në “makthin” e Tiranës duke shënuar në disa derbi. Sot, ai ka ripostuar një foto të viteve më parë kur stërvitej me Partizanin. Siç duket shkodrani vijon t’i kujtojë me nostalgji ato sezone kur “ngjyroste” me të kuqe kryeqytetin.

Poll