Teuta fitoi sot me Tiranën 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Një sfidë e luftuar nga dy ekipet me durrsakët që treguan një formë të mrekullueshme. Para takimit, ka qenë lojtari i “Djemve të Detit”, Jurgen Goxha që ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Ai shfaqet me dy gishtat si për të treguar diferencën e pikëve të Tiranës me Partizanin që kanë aktualisht. Siç duket qendërmbrojtësi e kishte parandjerë fundin e takimit, me bardheblutë që dolën “duarbosh” nga stadiumi “Niko Dovana”.
[caption id="attachment_691502" align="alignnone" width="476"] Postimi i Jurgen Goxhës[/caption]
Poll