Interi e ka seriozisht për Leo Messin. Ishte ky lajmi i bujshëm që u përhap ditën e djeshme në mediat argjentinase e kryesit “TNT Sport.
Në lajmin e publikuar thuhej se zikaltërit janë gati të nisin bisedimet dhe kërkojnë të transferojnë yllin e Barcelonës në merkaton e verës.
Për të vënë vulën këtij diskutimi ka menduar vetë Leo Messi që përgënjeshtruar këtë lajm.
Në faqen e tij në Instagram, 6 herë fituesi i “Topi të Artë” ka shkruajtur “Fake News”, duke cilësuar këtë lajmë si një mashtrim dhe aspak të vërtetë. Një reagim që flet qartë që Messi nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona as sezonin tjetër.
Gjithashtu argjentinasi përgënjeshtron edhe lajmin se ishte ai që pagoi për lirimin e Ronaldinhos nga burgu.
