Festim Miraka nuk do të jetë më pjesë e Besës. Portieri 31-vjeçar pas një sezoni e gjysëm në Kavajë ka deklaruar largimin. Është vetë lojtari që ka zyrtarizuar ''divorcin'' me Besën, me anë të një postimi në faqen e ti në Facebook. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani humbet një element të rëndësishëm në skuadër pasi Miraka ishte një garanci për portën.
Në të kaluarën e tij, portieri ka luajtur me disa skuadra të ndryshme si Luftëtari, Pogradeci, Tërbuni, Lushnja dhe Besa. Tashmë Miraka është një lojtar i lirë dhe në ditët në vijim pritet të zbulohet edhe skuadra e tij e re.

Poll