Laçi luan më 28 korrik në orën 20:00, ndeshjen e kthimit përballë Petrocub në “Elbasan Arena”. Sfida e parë dje(e enjte) përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, teksa bardhezinjtë u detyruan të luajnë në Moldavi me 1 lojtar më pak nga minuta e 27, kur Spahiu u ndashkua me karton të kuq.
Gjithçka për t’u vendosur i ka mbetur përballjes së dytë në Elbasan. Laçi e ka luajtur një ndeshje aty në Europë gjatë këtij sezoni kundër Iskras, e cila përfundoi në barazim 0-0. Fusha mbetet në gjendjen më të mirë, teksa mund të vërehet në foton e mëposhtme mirëmbajtja.
Laçi shpreson të kualifikimi që e çon në turin e tretë të Conference League dhe gjithçka po shkon në rrugën e duhur, teksa Shpëtim Duro dhe të tijtë duhet të japin më të mirën në vendin e tyre.
