Elis Bakaj është një nga ata lojtarë që kanë lënë padyshim gjurmë të rëndësishme në kampionatin shqiptar. Ish sulmuesi i njohur ka provuar të veshë fanelat e tri ekipeve të kryeqytetit. Së fundmi, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet pikërisht me Dinamon. Asokohe fantazisti shkëlqente me “Nëndetësen Blu” dhe sot duket se është bërë nostalgjik.
“Kur mjekrra sapo kishte filluar të dilte”, shkruan ai në foton e postuar duke treguar edhe moshën e re me ekipin dinamovit. Prej më shumë se 1 viti, Bakaj ka hequr dorë nga futbolli i luajtur. Megjithatë vijon të jetë pjesë e tij duke kontribuar përmes agjencisë menaxheriale të lojtarëve bashkë me Arbi Laçin.
[caption id="attachment_691427" align="alignnone" width="587"] Postimi i Elis Bakajt[/caption]