
Skuadra Kuksiane ka zhvilluar ditën e sotme, seancën stërvitore të planfikuar nga stafi teknik, në kompleksin stërvitor "Skënder Halili". Përgatitjet vazhdojnë në kuadër të takimit kundër Austrisë së Vjenës që do të luhet në datën 21 korrik në "Elbasan Arena". Këtë seancë stërvitore e ka ndjekur nga afër edhe kreu i presidencës verilindore Safet Gjici. Lojtarët duken optimistë për takimin e ardhshëm ku do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv, që mund t'i çojë drejt kualifikimit të shumëpritur.
Për ndeshjen me Austrinë e Vjenës presidenti i Kukësit, ka vendosur një premio të majme për kualfikmin ku thuhet që është rreth 150 mijë euro.
[gallery columns="1" size="full" ids="17704,17705,17706,17707"]