
Të dielën në Laç, Kukësi do masë forcat me Egnatian, në kuadër të javës së dhjetë të kampionatit. Verilindorët kanë nisur përgatitjet për këtë takim, me gjendjen e lojtarëve që është e mirë. Klubi njofton me anë të një postimi në rrjetet sociale se sulmuesi Klejdi Daci është rikthyer në stërvitje, duke hedhur prapa krahëve kështu dëmtimin.
Ekipi i Longos renditet në vendin e dytë me 17 pikë. Kuksianët vijnë në sfidën me Egnatian pas fitores me Tiranën, me shifrat 2-1.
Postimi:
Skuadra ka nisur ditën e sotme përgatitjet për ndeshjen e javës së 10 të Superiores. Ekipi ka zbritur në fushë paraditen e sotme ku ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në prag të këtij takimi, i cili do të jetë i pari për fazën e dytë të Superiores. Gjatë pasdites, skuadra ka zhvilluar një tjetër seancën stërvitore në aspektin taktik, teksa grupi ka qenë i plotë nën urdhërat e trajnerit Diego Longo. Me skuadrën është bashkuar edhe sulmuesi Klejdi Daci i cili vuante nga një dëmtim dhe nuk ishte ndeshjen e fundit me ekipin, teksa sot është rikthyer në stërvitje. Ndeshja e javës së 10 ndaj Egnatias, do të zhvillohet në qytetin e Laçit ditën e dielë, duke nisur nga ora 13:45 dhe do të transmetohet në "Supersport". Klubi është detyruar të gjejë edhe këtë herë një stadium, deri në momentin që tapeti i stadiumit "Zeqir Ymeri" do të jetë gati për të pritur ndeshje. Pas fazës së parë, skuadra ka grumbulluar 17 pikë pas 9 javësh, teksa e sheh veten në vendin e dytë në klasifikim dhe më një golaverazh prej 17 golash të shënuar dhe 11 të pësuar.