Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Kukësi mendon për sezonin e ri, drejtori Nexhipi takohet me agjentin turk

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi mezi pret mbylljen e sezonit. Skuadra verilindore renditet në vendin e 6-të në Superligë dhe është jashtë garës për titull, por edhe për Europën. Duke parë këtë situatë te Kukësi ka nisur të mendojnë për sezoni e ri si dhe merkaton që do të bëhet në verë.

Ditën e sotme, drejtori sportiv Nderim Nexhipi ka pasur një takim me Sercan Guuvenisik. 41-vjeçar turk është agjent lojtarësh dhe takimi është zhvilluar ditën e sotme në Kosovë.

Nuk përjashtohet që në këtë drekë të zhvilluar të jetë folur edhe për merkaton dhe lojtarët që mund të afrohen te Kukësi sezonin e ri. Ka qenë vetë agjenti Guuvenisik që ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale në takim pune me Nexhipin dhe dy persona të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga