Skuadra e Kukësit ka kryer seancën stërvitore të radhës ditën e sotme. Verlindorët janë stërvitur në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ekipi dhe stafi teknik kanë përmbyllur stërvitjet në Tiranë, pasi nesër do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Elbasan Arena”. Forma e lojtarëve duket mjaft e mirë, të cilët duken të gatshëm për ndeshjen e së enjtes. Duhet theksuar që trajneri Hasan Lika i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Kukësi do të ndeshet ditën e enjte, në orën 19:00 me skuadrën malajzeze të Rudar, në stadiumin “Elbasan Arena”.