Kukësi ka mbyllur fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka ka marrë ngarkesën e duhur dhe tashmë është gati për fazën e tretë të Superiores. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi verilindor bën me dije:” Skuadra mbërrin në Atdhe. Lojtarët kanë zbarkuar në Tiranë”.
Ndërkohë në sy bie foto që klubi verilindor ka shoqëruar mbërritjen e lojtarëve në atdhe, ku duket një avion që po ulet në pistën e aeroportit, ndërsa në krah të tij ndodhet një Kupë. Ndoshta për të treguar që ky vit do të jetë i Kukësit.