Grupimi i tifozave të kuq "Ultras Guerrils" ishin prezent në seancën e sotme stërvitore të ekipit të Partizanit.
Ndryshe nga ajo situatë e paralajmërur që ndodhi në stervitjën e Tiranës, tifozët e Partizanit, sot i kanë dhënë zemër ekipit para sfidës me Luftëtarin.
"Ekipi vijon përgatitjet në prag të përballjes ndaj Luftëtarit. Në kompleksin sportiv "Internacional Tirana" në Pezë të kuqtë në orën 12.00 kanë zhvilluar seancën e programuar. Nën urdhrat e trainerit Starova kanë qenë prezent të gjithë lojtarët të cilët kanë shfaqur gjendje optimale fizike. Seanca e sotme është ndjekur edhe nga një përfaqësi e grupimit " Ultras Guerrils", të cilët kanë përshëndetur skuadrën në prag të rifillimit të kampionatit.Të premten skuadra do të zhvillojë edhe seancën e fundit paradite për udhëtuar më pas drejt Gjirokastrës ku do të akomodohet në një prej hoteleve të qytetit të gurtë." shkruhet në statusin e postuar në faqen zyrtare të Partizanit
[caption id="attachment_77071" align="alignleft" width="720"] Tifozet e partizanit ne seancen stervitore[/caption]
[caption id="attachment_77069" align="alignleft" width="509"] postimi ne faqen e partizxanit[/caption]