Kompania e famshme e basteve, Bwin, ka bërë një gafë në emërtimin e skuadrave për ndeshjet e turit të tretë kualifikues të Champions League.
Emri i Partizanit që do të ndeshet ndaj Salzburgut është shënuar Partizani i Beogradit, duke shkaktuar reagime të shumta nga opinioni sportiv në Shqipëri.
Ata që e kanë shijuar më shumë këtë gafë kanë qënë tifozët e Tiranës, të cilët ironizojnë shpesh më emrin e rivalit të përjetshëm duke e krahasuar me ekipin serb me të njëjtin emër.
Poll