Ditën e sotme, për "Mjeshtrin e Merituar të Sportit", Ramiz Reka ishte e veçantë, sepse festonte datëlindjen e tij, në një datë me Muhamed Ali. Gazetari i njohur sportiv, Defrim Methasani me anë të një njoftimi në rrjetet sociale shkruan për këtë ngjarje të rëndësishme.
"Momente të bukura nga ditëlindja e "Mjeshtrit të Merituar të Sportit" Ramiz Reka, të cilin e kam quajtur intelektuali i boksit. Ai na mblodhi sot më 17 janar, në një datë që koençidon edhe me ditëlindjen e Muhamet Ali, kampionit të botës në boks, por edhe të ish bashkëshortes së tij dhe mbesës. Mbi 100 Profesor! Ti din të bashkosh vlerat e sportit dhe jo vetëm"!
Poll