Të shumtë kanë qenë personat nga bota e sportit si jashtë dhe brenda vendit që kanë ndihmuar dhe dërguar mesazhe solidariteti për tragjedinë e ndodhur në Shqipëri nga tërmeti. Një prej tyre është edhe ish trajneri i bardhebluve, Ze Maria, i cili me një postim në Instagram ka shkruar një mesazh "zemre" për Shqipërinë dhe gjendjen e vendit.
"Vërtet shumë i trishtuar për atë që ndodhi në Shqipëri. Një vend fantastik me njerëz të bukur. Nga larg nuk mund të bëj asgjë përveçse lutem dhe i kërkoj Zotit që të mos ketë më viktima! Kjo tragjedi ishte vërtet e rëndë. Por Shqipëria është një vend i njerëzve të mësuar të luftojnë dhe do të dalë dhe më i fortë, i bashkuar! Unë lutem për ju, ju jeni pjesë e zemrës sime!", shkruan Ze Maria në rrjetin e tij social.
