Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Ish-gjyqtari i SUPERIORES në krah të Ilda BEJLERIT, Shpëtim GJIKA s'i ndahet: Ta prish pak penalltia në Korçë

Shkruar nga NEWSPORT

Lorenc Jemini tashmë ka hequr dorë nga arbitrimi, megjithatë vijon të mbetet ende afër futbollit. Ai është në rolin e moviolistit te "Procesi Sportiv" dhe mbrëmjen e djeshme shkëlqente përkrah moderatores Ilda Bejleri.

Së fundmi, Jemini ka postuar një foto nga puntata e kaluar e këtij formati televiziv ndërsa në sy bie komenti i Shpëtim Gjikës. Ish-presidentit të Flamurtarit s'i ndahet mendja nga penalltia e "vjedhur" e Sozës në Korçë kundër vlonjatëve. Bëhet fjalë për sezonin 2010-2011, kur Lorenco Jemini akordoi penallti për Skënderbeun që rezultoi fatale për humbjen e kuqezinjve.

"Do të ishe super fare Lenci, por ta prish pak ajo penalltia në Korçë", shkruan Shpëtim Gjika.

Komenti i Gjikës
Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga