Kristi Vangjeli ka mbetur pa skuadër pas largimit nga Tirana. Mbrojtësi 35 vjeçar është në kërkim të një ekipi të ri, ndërsa në Australi janë bërë nostagjikë për të. Ish-klubi i tij në 2019, Adelaide Olympic vijon të kujtojë kohën kur Kristi ishte pjesë e tyre.
Një marrëdhenie e ngrohtë e vendosur mes palëve mund të ndikojë që Vangjeli të vijojë karrierën në Australinë e largët, paçka se për të ka pasur interes nga Dinamo që drejtohet nga Shkëmbi. Klubi Australian ka shpërndarë foton e Vangjelit me fanellën e tyre, ndërsa edhe mbrojtësi kishte postuar një gjë të tillë. Pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat në vijim.

Poll