Vllaznia do të luajë këtë fundjavë sfidën e javës së dytë të Superligës ndaj Teutës në "Loro Boriçi". Shkodranët fituan ndeshjen e parë 3-5 ndaj Laçit në transfertë, ndërsa këtë javë presin një tjetër rival për titullin kampion.
Trajneri Brdariç do të ketë një "armë" më shumë për këtë takim pasi Ardit Hoxhaj është rikuperuar plotësisht. Sulmuesi ka qenë i dëmtuar, por tashmë e ka kaluar këtë dëmtim dhe është stërvitur normalisht me skuadrën. Vlonjati me shumë mundësi do të jetë në stol përballë Teutës dhe gati për të dhënë kontributin e tij.

Poll