Një histori interesante vjen nga Guinea Bissau, pas ndeshjes kualifikuese mes skuadrës vendase dhe Senegalit e mbyllur me rezultatin 0-1 me gol të Mane.
Në një foto të postuar nga mediat vendase shihet një polic I quajtur Solo që takohet me yllin e Liverpool dhe të dy të buzëqeshur shikojnë një fotografi të tyre shumë vite më parë. Të dy njihen mjaftë mirë me njëri-tjetrin pasi kanë kaluar fëmijërinë e tyre në Bambali duke luajtur futboll.
Vite më pas rrugët e tyre u ndanë pasi Mane udhëtoi drejt Europës për të vijuar karrierën e tij si lojtar profesionistë, ndërsa Solo në Guinea Bissau për t'u bërë polic. Pikërisht në Guinea Bissau që të dy takohen përsëri pas ndeshjes. Solo po kryente detyrën e tij në stadium dhe tërhoqi vëmendjen e një prej zyrtarëve të Senegalit që I tregoi një foto me mikun e tij Mane e me pas u njoftua edhe sulmuesi senegalez.
Të dy u bashkuan pas shumë vitesh duke bërë që personat që ishin të pranishëm të besonin se polici Solo nuk po gënjente se e njihte Mane. Që të dy kaluan disa momente së bashku duke qeshur e duke kujtuar kohët e vjetëra me Mane që tregoi edhe njëherë tjetër thjeshtësinë e tij.

