Tifo-grupi i Partizanit, Guerrils janë bërë nostalgjikë për fitimin e kampionatit nga Demat dy sezone më parë. Ultrasit e kuq kanë ndarë momentin nga ndeshja e fundit e para dy sezoneve, aty ku Partizani fitoi 2-1 ndeshjen me Tiranën, e luajtur në "Selman Stërmasi".
Sfida dhe fitorja në derbi ishin dyfish gëzim për të kuqtë, që veç triumfit shpalleshin edhe kampionë të Shqipërisë pas 26 vitesh pritje. Në një stadium të tjembushur, 12 maji i 2019 është kujtuar edhe njëherë nga Ultrasit e kuq. Kujtojmë se për sezonin aktual, Partizani pret nesër në 19:00 Tiranën, për sfidën e javës së 33 në Superligë.





Galeria fotografike ()
Poll