Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Golashënuesi i Partizanit mbetet i lirë, Stenio Junior përmend objektivat e radhës

Shkruar nga NEWSPORT

Stenio Junior ishte një prej lojtarëve më të dallur të Partizanit të këtij sezoni, pavarësisht ulje-ngritjeve të tij. Braziliani e mbylli kampionatin si golashënuesi i të kuqve, duke shënuar ndaj Laçit në sfidën e fundit. 12 gola dhe 6 asistë arriti të jap Junior në 32 e tij gjatë Abissnet Superiore.

Sulmuesit të Partizanit i përfundon kontrata dhe mbetet lojtar i lirë. “Demat e Kuq” po mundohen ta mbajnë në ekip, megjithatë gjithçka varet nga 30- vjeçari që mund të jetë në kërkim të një aventure të re. Interesimi nga klubet e tjera nuk mungon.

“Një tjetër sezon mbyllet, tani është koha të pushoj për objektivat e radhës”, shkruan Stenio Junior në rrjetin e tij Instagram, shoqëruar me dy foto nga ndeshja me Laçin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga