Taulant Xhaka bëhet baba për herë parë. Pas Granit, që u bë baba disa muaj më parë tani është radha e vëllai të tij, Taulantit. Në një kohë të vështirë që po kalon e gjithë bota për shkak të pandemisë së coronavirusit, një lajm I mirë vjen nga Zvicra.
Mesfushori I Kombëtares shqiptare është bërë baba për herë të parë dhe një gjë e tillë është bërë e ditur nga vet lojtari në rrjetet sociale. Me anë të një postimi Xhaka tregon se në jetë ka ardhur djali I tyre, emri i të cilët është Klevis. Lojtari ka preferuar që t’I vendos djalit një emër tipik shqiptar.
Mirë se erdhe në botë ëngjëlli im i vogël. Mami dhe babai të duan pafund, Klevis Xhaka”, shkruan Taulanti në postimin e tij.

Poll