Bernard Berisha është kthyer në nëj nga lojtarët më të dashur të Akhmat Grozny. Ish-sulmuesi i Skënderbeut në Kategorinë Superiore ka zhvilluar 100 ndeshje me këtë skuadër në elitën e futbollit rus, ndërsa këtë sezon ka shënuar 13 gola.
Klubi e ka shpërblyer lojtarin shqiptar pasi kanë vendosur një foto të tij të madhe në hyrje të stadiumit. Një vlerësim për Berishën për kontributin e tij në Superligën ruse pasi posteri i tij gjigand është vendosur në hyrje të stadiumit të Akhmat.

Poll