Gazetari i Opinion në TV Klan,Dritan Laçi, nuk ka mbetur jashtë asaj që ndodhi sot në takimin Kukësi-Skënderbeu.
Verilindorët u shpallën sot kampionë për herë të parë në histori, por ky takim do të diskutohet gjatë në debatet televizive dhe jo vetëm.
Gazetari e quan turp sfidën atë çfarë ndodh në futbollin shqiptar ku shtron dhe pyetjen se kë do të hedhi sistemi nga kategoria duke goditur në këtë mënyrë dhe federatën.
"Verdikti I turpit te futbollit shqiptar. Laci fiton me Teuten ndeshjen e fundit shpeton, shkon 40 pike. Teuta 40 pike shpeton. Vlora fiton me Korabin shkon 40 pike shpeton. Bie nga kategoria Vllaznia ose Tirana. Vllaznia 39 pike I duhet nje pike per te shpetuar. Tirana 38 I duhet fitorja per te shpetuar. Ke do hedhi sistemi nga kategoria?????"