Vllaznia është padisktuim bukuria e këtij kampionati. Shkodranën konfirmuan edhe ditën e sotme që janë kandidati kryesor për titull pasi mposhtë Kukësin në transfertë me rezultatin 0-1. Vllaznia nuk bind vetëm me rezultate, por edhe me lojë e për këtë ka marrë komplimenta nga të gjithë.
Një nga ata që i thur elozhe është edhe ish-Kryetari i Bashkisë Vlorë dhe ish-president i Flamurtarit, Shpëtim Gjika. Në një postim në faqen e tij në Facebook, ish-kryebashkiaku është shprehur se në mungesë të Flamurtarit është bërë tifoz me Vllazninë për shkak të futbollit cilësor dhe sulmues që bëjnë shkodranët.
Postimi i Shpëtim Gjikës:
Bravo Vllaznia!
Futboll sulmues dhe cilësor që të dhuron kënaqësi!
Grup me djem që luajnë plot dëshirë dhe sakrificë!
Trajner me mentalitet fitues i shkrirë me ambientin dhe drejtuesit!
Forca Vllaznia!
Vllaznia kampion!
Në mungesë të Flamurtarit, më keni bërë tifozin tuaj !
