
Prej ditësh së djeshme, arbitrat dhe asistentët e Superiores janë akomoduar në hotel "Adriatik" në Durrës. Burime për neësport.al bëjnë me dije që të gjithë "bilbilat" e elitës po zhvillojnë një seminar 3-ditor për disa tema arbitrimi. I pranishëm është edhe zyrtari i FIFA-s Alan Snobby, i cili është ftuar nga Sektori i Gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ky seminar do të përfundojë nesër, ndërsa më pas të gjitha gjyqtarët do të jenë gati për pjesën tjetër të sezonit futbollistik. Duket qartë se presidenti Duka ka qenë i pranishëm në këtë seminar, duke bërë një foto me gjyqtarët ndërkombëtar që mbajnë stemën e FIFA-s.
Poll