Federata Shqiptare e Futbollit, do të ftojë në kombëtare mbrojtësin Ivan Balliu. Balliu, është mbrojtës i djathtë në ekipin e FC Metz, skuadër që militon në League 1 në Francë.
Mbrojtësi mund të ftohet në kombëtare që në miqësoren ndaj Bosnjës.
FSHF është duke punuar me menaxherin e lojtarit për të dërguar përfundimisht dokumentacionin përkatës në FIFA.
