Ditën e sotme në Vlorë është luajtur ndeshja e kthimit për Kupën e Shqipërisë mes Flamurtarit dhe Tiranës. Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-0 për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, por që në fakt bardheblutë kanë kaluar më tutje, sepse kanë fituar ndeshjen e parë në "Selman Stermasi" me shifrat 2-0.
Gjithsesi, një rast shumë i dyshimtë në fundin e ndeshjes, ku kuqezinjtë pretenduan për penallti, por arbitri kryesor, Laver Alla nuk ka vërshëllyer për penallti.
Kjo ka shkaktuar reagime të shumta nga lojtarët, por edhe nga trajneri Ilir Daja.
Gjithsesi, në këto kushte, nuk ka asnjë dyshim që në Vlorë nuk janë aspak të kënaqur me drejtësinë dhe me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", shkruajnë në lidhje me ndeshjen, duke dhënë formacionin që luajti, apo edhe lojtarët që u zëvendësuan.
Gjithsesi, në fund ka një detaj shumë interesant, pasi shkruhet se ndeshja është luajtur 11 kundër 14, duke nënkuptuar këtu që arbitrimi në fushën e lojës ishte kundër tyre.