
Sulmuesi i Flamurtarit, Mamadou Tounkara i cili është i huazuar nga Lazio në Vlorë, erdhi me shumë bujë në Shqipëri, por deri tani nuk ka lënë gjurmë, edhe pse duhet thënë që dëmtimet kanë bërë punën e tyre.
Ndërkohë që në kampin vlonjat po bëhen llogaritë për Europën, Tounkara ka menduar të sfidojë shokun e tij, Keita Baldé, ishi i Lazios por që tani është pjesë e Monacos.
Nisur nga fakti që të dy lojtarët në fjalë kanë qenë pjesë e ekipit italian dhe kanë një miqësi të veçantë mes tyre, lojtari i Flamurtarit ka postuar në Instastory në llogarinë e tij në Instagram foton e tij dhe të Bales, ku shkruan kush është më i bukur.
Tounkara ka "sfiduar" në këtë mënyrë ish shokun e ekipit nëpermjet këtij sondazhi, ku pyet ndjekësit e tij të zgjedhin se cili prej tyre është më i miri. /NEWSPORT.AL/
[gallery columns="1" size="full" ids="235102"]