
Tirana do të luajë të shtunën në transfertën e vështirë të Shkodrës, ku do të përballet me Vllazninë në "Loro Boriçi". Skuadra bardheblu ndodhet në një situatë delikate dhe në javën e fundit diskutohet mbijetesa. Por, e njëjtë është situata edhe në klubin shkodran.
Sot, zëvendës trajneri i Tiranës, Ivan Gvozdenovic ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet gjatë një seance stërvitore me ekipin bardheblu. Ai kërkon të motivojë të tijtë në këtë moment të vështirë, teksa i shkruan: "E di si të fitosh? Dil në fushë edhe në momentet më të vështira dhe fito! Hajdeni djema, të gjithë së bashku, se ne mundemi", përfundon Gvozdenoviç në Instagramin e tij.
Tirana do të luajë kundër Vllaznisë në stadiumin "Loro Boriçi" në orën 17:00.
[gallery columns="1" size="full" ids="113075"]