Futbolli shqiptar është rikthyer sot në fushë dhe nuk kanë munguar provokimet dhe tensioni. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit, ku ''Ujqërit e dëborës'' shpalosën një baner interesant me tekstin: '' PROFESION I SË SHKUARËS DHE SOT VAZHDON.SPIUNIMIN AT I VDEKUR KOPILIT IA TRASHËGON''. Inati është me instancat e larta që shpeshherë e kanë ndëshkuar klubin e Skënderbeut, por jo vetëm. Një ngacmim edhe ndaj Partizanit u shpreh me figurë.
Tifozët janë të njohur për gjëra të tilla dhe kjo nuk është hera e aprë.Në një postim në rrjetet sociale, ata tregojnë që jaën ''gjallë'' dhe të fortë. Prezenca në stadium ishte e madhe gjë që u përkthye edhe në një atmosferë pozitive. Këtë sezon, ekipi I Ilir Dajës nuk po zhvillon një sezon të mrië ku ndodhet në mesin e tabelës.
