Na ndajnë ende dhe pak minuta nga starti i finales së Europa League mes Sevilla dhe Roma. Të dyja skuadrat kanë mbërritur në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest ku në orën 21:00 do të startojë sfida.
Ajo që bie në sy është se lojtarët e Sevillas janë paraqitur në stadium me fanella të veçanta për lojtarin e tyre, Sergio Rico. Rico ra nga një kalë dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën. Kjo ka bërë që futbollistët të dalin me mbrishkrimin në fanelë: Jepi Sergio jemi me ty.
[caption id="attachment_694948" align="alignnone" width="1315"] Sevilla me fanelen ne mbeshtetje te Sergio Rico[/caption]
Poll