
Ergys Kaçe mesfushori i kombëtares kuqezi ka postuar në facebook një foto në të cilën shfaqet duke i dhënë një autograf një tifozi me aftësi të kufizuara. Një gjest i madh ky nga Kaçe që duhet vlerësuar. Fotoja është hedhur ditën e sotme nga 23-vjeçari teksa është shkrepur ditën që kuqezinjtë u kthyen nga Franca.
"Respekt! Gëzimi i këtij tifozi pasi i dhashë një autograf në Flamurin Kombëtar më ka lën pa fjalë", shkruante Kaçe në profilin e tij në facebook.
[gallery columns="1" size="full" ids="15612"]
Poll