Michael Ngoo ishte padyshim heroi i mbrëmjes së djeshme në Korçë ku Tirana arriti të fitonte me rezultatin 2-1 në transfertë. Bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo triumfuan me përmbysje duke realizuar dy herë me shtatlartin.
Urimet për të ishin të shumta dhe në këtë ditë të shndërruar në festë u bashkua edhe Jasir Asani. Mesfushori në pronësi të Partizanit që është i huazuar në Suedi te AIK, uroi anglezin në rrjetet sociale.
"Luani i Shqipërisë. Michael Ngoo, vëlla", shkruante Asani duke treguar në Instagramin e tij pikërisht rivalin e urryer të tifozëve të Partizanit. Po të shohësh sot, postimi është fshirë. Siç duket, mesfushori i kuq e ka kuptuar që ende është në pronësi të kryeqytetasve dhe s'mund të jetë habi nëse rikthehet sërish në Tiranë. Por, postime të tilla mund të konsiderohen joprofesionale dhe mund të prodhojnë polemika të kota.
