
Vioresin Sinani është një emër i njohur në kampionatin shqiptar. Ish-sulmuesi i Vllaznisë shkëlqeu në Superligë duke u shndërruar në objektivin e të gjithë ekipeve shqiptare, por në fund ai zgjodhi ta mbyllte karrierën pikërisht te kuqeblutë.
Sot, për Sinanin është bërë nostalgjik gazetari i njohur Gaspër Marku. Ky i fundit kujton kohën kur Vioresini vendosi të varte "këpucët në gozhdë" përmes një postimi në rrjetet sociale.
"6 vite me pare kur "bomberi" kuqeblu mbyllte karrieren sportive si futbollist ne "Loro Borici"!, shkruan ai. Me të vërtetë, kushdo që e ka parë Sinanin në fushën e blertë, kurrsesi s'mund t'i harrojë inkursionet një për një apo të djathtën e frikshme që vetëm katërkëndëshi arrinte ta ndalte.
[gallery columns="1" size="full" ids="276471"]