Partizani mori sot lajmin e mirë. Erald Çinari ka shlyer dënimin 4 mujor, teksa tani do jetë gati për derbin e pasnesërm me Tiranën, në orën 18.00.
Ish lojtari i të kuqve, Lorenc Trashi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan: "E di vetë ti Brate, s'është nevoja për shumë fjalë".
Pra, shkurt, Trashi (aktivizohet te Al Qadisa, Kuvajt) kërkon që 24 vjeçari shkodran të vendosë derbin, duke e "karikuar" në një farë mënyre. Kjo është si një blerje në merkato, teksa Daja do ketë në dispozicion një nga më të mirët.
Marrëdhënia mes dy futbollistëve (Çinari dhe Trashi) është e mirë, edhe pse tanimë janë shumë larg njëri me tjetrin.

Poll