Flamurtari u mund në ndeshjen e javës së 23-të të Kategorisë Superiore ndaj Partizanit me rezultatin 3-1. Një ndeshje që i prodhoj të gjitha, gola kartonë të kuq, përplasje mes tifozave dhe fotografit të klubi vlonjat. Një ndeshje ku dhe rastet për moviolën nuk munguan. Protagonist është Trashi i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 12' të takim, por që për mbrojtësin mungon dhe një tjetër karton në faullin që bën ndaj Mustës. Është ky i fundit që me anë të një foto në Instagramin e tij tregon goditjen e Trashit në pjesën e ballit dhe goditja ka qenë aq e ashpër saqë Musta është detyruar të marri dy të qepura."2 të qepura s'ka karton", thotë Musta. Lojtari i Flamutarit vazhdon më tej me ''akuzat'' dhe në rastin e kartonit të kuq të Ribaj. "Feston golin del me të kuq për lojë të ashpër ndaj arbitrit. Made in Superliga Shqiptare".
