
Donjet Shkodra është pa skuadër. Pas largimit nga ekipi i Kukësit, mesfushori fantazist po shqyrton ofertat e paraqitura në drejtim të tij. Megjithatë ai nuk dëshiron të nxitohet. Dhe krahas merkatos, po stërvitet individualisht për të ruajtur formën.
Në një foto të postuar në rrjetet sociale, Shkodra shfaqet me Besar Musollin dhe Flori Domo, dy lojtarë që luajnë në radhët e kuksianëve. Duket si një ribashkim, por në fakt është vetëm një fotografi e shpërndarë në rrjetet sociale.
Me siguri futbollistët kanë rastisur në të njëjtën palestër dhe nuk kanë humbur mundësinë për të shkrepur një foto. Shkodra e ka mbyllur aventurën me verilindorët dhe një rikthim i tij është kategorikisht i pamundur.
[gallery size="full" columns="1" ids="320042"]